Jonida dhe Romeo nuk fshihen më, postojnë foto duke u përqafuar nga plazhi

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Nëse dikur tentonin ta mbanin sa më private lidhjen e tyre tani dyshja nuk fshihen më dhe videot e shpeshta që publikojnë bëjnë xhiron e rrjetit.

Ato ndodhen në Mal të Zi dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjetet sociale, tani që nuk e fshehin më lidhjen e tyre.

Pasditen e sotme Romeo ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto shumë të ëmbël dhe private krahas partneres. Ai po i dhuron Jonidës një të puthur në shpinë, ndërkohë që e ka përqafuar.

“Paqja është premtimi që ti mban”, ka shkruar ai krahas fotos. Ndërkohë nuk ka munguar një koment nga Jonida, e cila i shkruan “Zemër ti”.


Shtuar 21.06.2020 20:53