Ahmeti: Rrugëtimin tonë e kemi nisur në vitin 2001, koha për Kryeministër shqiptar (VIDEO)

Ali Ahmeti përmes facebook ka shpërndarë një spot publicitar ku bën thirrje që populli të votojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar.

Sipas tij populli ka pasur vetëm Kryministër maqedonas dhe është momenti që të bashkohemi.

Ai shkruan:

Të nderuar, tashmë disa ditë temë kryesore në mediat e vendit por edhe të rajonit është ideja jonë për kryeministrin e parë shqiptar e cila po gjen mbështetje të gjërë tek qytetarët.

Rrugëtimin tonë të nisur në 2001 e vazhdojmë sot sepse ka ardhur koha të bashkohemi sërish për kryeministrin e parë shqiptar.


Shtuar 21.06.2020 21:02