Që nga nisja e luftës më 24 shkurt, ukrainasit po përballen me bombardimet ruse ku deri më tani kanë humbur jetën mijëra civilë mes tyre edhe fëmijë.
Mediat e huaja këtë të martë kanë publikuar disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku duket se prindërit ukrainas po përpiqen që të lënë të dhënat e fëmijëve të tyre në trup që në rast se ato vritet të jetë e garantuar siguria e tyre.
Imazhet tronditëse tregojnë se nënat dhe baballarët po shkruajnë numra në rrobat dhe kurrizin e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të mund të shpëtohen nëse mbeten jetimë gjatë konfliktit.
“Nënat ukrainase po shkruajnë kontaktet e tyre familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ata vriten dhe fëmija mbijeton. Dhe Evropa është ende duke diskutuar gazin,” shkruajnë në rrjetet sociale zyrtarë të ndryshëm.