Vjedhje dhe trafiqe, arrestohen 5 persona në Vlorë

Pesë persona në 24 orë janë kapur nga Policia në Vlorë.

Ata akuzohen për vepra penale të ndryshme duke filluar nga grabitja me armë tek vjedhja.

Njëri ndër të arrestuarit është një 35 vjeçar, i cili është dënuar me vendim gjykatë për grabitjen me armë të autobusit të linjës Itali-Vlorë në vitin 2018, ku u grabitën 20 mijë euro.

“Policia ka bërë prangosjen e shtetasit në kërkim Y.M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim. Ngjarje e ndodhur më 25.09.2018, ku në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin 5 shtetasve, dy prej të cilëve ishin në kërkim, konkretisht si më poshtë:

Policia ka bërë prangosjen e shtetasit në kërkim Y.M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim. Ngjarje e ndodhur më 25.09.2018, ku në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.
—-
Policia ka bërë kapjen e shtetasit në kërkim E.B., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është larguar nga vendi i qëndrimit pasi ka qenë me masë sigure “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
—-
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh.A., 18 vjeç, M.T., 30 vjeç dhe A.T., 33 vjeç, me banim në Vlorë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në aksin rrugor pranë rrethrrotullimit të fshatit Peshkëpi, Vlorë, duke udhëtuar me dy automjete Fiat dhe Volksëagen ku pas kontrollit të ushtruar në të dy këto mjete, janë gjetur dhe sekuestruar në total 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.


Shtuar 20.06.2020 07:58