Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1024 testime për Covid, ndërsa pozitiv kanë rezultuar gjithsej 41 pacientë.
Nga ana tjetër, mësohet se janë shëruar 457 pacientë ndërsa kanë ndërruar jetë e pacientë.
Bëhet fjalë për një 89 vjeçar nga Kërçova, 66 vjeç nga Shkupi dhe 55 vjeç nga Kavadari.
Numri i rasteve aktive tani ka rënë në 1566.