Lufta në Ukrainë: Sa kryebashkiakë janë rrëmbyer nga rusët

Deri më tëni në Ukrainë janë rrëmbyer 11 kryebashkiakë nga forcat ruse.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, në një konferencë të cituar nga Ukrinform.

Ata janë nga rajone të ndryshme të Ukrainës dhe bëhet me dije se po mbahen në burg nga forcat ruse.

“Deri më sot, 11 drejtues të komunitetit lokal nga rajonet e Kievit, Khersonit, Kharkivit, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Donetsk janë në robëri.

Ne informojmë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare për ta, si dhe për të tjerë. Ata janë të ndaluar në mënyrë të paligjshme, të ndaluar me forcë”, tha Vereshchuk./albeu.com/