Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë.
Përmes një postimi në Facebook ajo na prezanton me vajzën e saj, e cila ka lindur në Tiranë.
Ministrja është martuar me deputetin kosovar Dardan Molliqaj, i cili ka edhe një vajzë tjetër nga martesa e tij e parë.
“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë . Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.
Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni.
Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë”, shkruan Besa në rrjetet sociale.