Enis Rexhepi, sulmuesi me origjinë nga Kosova që luan për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, po spikat me ekipin U19 të Stuttgartit.
Të lidhura
None found
Edhe pse Atletico Madridi U19 fitoi 4-2, Rexhepi realizoi të dy golat e skuadrës së tij. Në minutën e 19-të, ai shënoi nga pika e penalltisë, ndërsa në minutën e 67-të përfundoi një aksion, duke e çuar rezultatin në 2-3.
Me pesë gola të shënuar deri tani, Rexhepi është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për të rinj.
Në këtë ndeshje u aktivizua edhe Almand Idrizi, mesfushori tjetër me prejardhje nga Kosova.
Rexhepi përfaqëson aktualisht Shqipërinë, por raportimet thonë se mund t’i bashkohet Kosovës. Idrizi ka luajtur për Gjermaninë, ndërsa thuhet se nuk do ta refuzonte një ftesë nga “Dardanët”.






