Superliga e Evropës, Beckham: Loja që ne e duam është në rrezik

David Beckham është legjenda e radhës që ka dalë kundër themelimit të Superligës së Europës.

Të dielën në mbrëmje, 12 klube (Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Real Madrid, Barcelona, Ateltico Madrid, Inter, Juventus, Milan),  janë larguar përfundimisht nga Champions League dhe kanë krijuar ‘European Super League’.

 

 

Shumë yje dhe njerëz të futbollit kanë dalë kundër themelimit të Superligës Europiane, ashtu edhe ish-lojtari i Real Madridit e Manchester Unitedit, Beckham.

Ai thotë se futbolli që ne e duam është në një rrezik të madh!

“Unë jam dikush që e dua futbollin. Ishte jeta ime, prej se mbaj në mend. E dua që kur isha një fëmijë. Unë jam tifoz edhe tani. Si ish-futbollist edhe tani si pronar, unë e di që pa tifozë, futbolli s’është asgjë. Ne duam që futbolli të jetë për të gjithë. Ne duam që futbolli të jetë korrekt dhe na duhen kompeticione që bazohen në merita. Nëse nuk i mbrojmë këto vlera, loja që ne duam është në rrezik”, ka shkruar Beckham në rrjetet sociale.


Shtuar 20.04.2021 09:39