Partizani dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 0-0 në gjysmëfinalen e parë dhe skuadra finaliste do të përcaktohet pas dy javësh në duelin e kthimit në “Loro Boricci”.
“Demat” ishin më kërkues në fillim dhe Skuka u shfaq në dy raste i rrezikshëm, por u ndal nga portieri Zogovic. Nga ana tjetër shkodranët u kundërpërgjigjen me brazilianin Da Silva.
Në fundin e pjesës së parë Vllaznia pretendoi për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Hadroj. Arbitri nuk mendoi ashtu.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në të dytën Vllaznia rrezikoi në dy momente me Latifin e Krymin, ndërsa Partizani me Skukën që e devijoi lehtë topin që u prit nga portieri malazez i shkodranëve.
Sulmuesi i marrë nga Dinamo kishte një mundësi të mirë për të kaluar “Demat” në epërsi, por goditja me kokë në minutën e 84-t u ndal në shtyllën pingule.
Në minutën e 93-të, Aralica i Vllaznisë shënoi me kokë pas një goditje keëndi por VAR ia heq golin duke e lënë ndeshjen e hapur për sfidën e kthimit.
Kështu, ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë është mbyllur në barazim./ h.ll/albeu.com