Përfshihet nga flakët spitali në Korçë, dyshimet e para

Në mesnatë, godina e sanatoriumit në Korçë është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në një nga dhomat dhe për pasojë ka pësuar djegie në trup një pacient 62-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore.

“Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se pacienti ka ndezur cigare pranë maskës së oksigjenit dhe ky mund të ketë qenë shkaku. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e rrethanave të zjarrit.


Shtuar 31.03.2022 08:17