Munishi tregon arsyet pse po krijohet Superliga Evropiane e klubeve

Krijimi i Superligës Evropiane të futbollit ka ngjallur reagime të shumta nga njohës të ndryshëm të futbollit në të gjithë botën.

Së fundi në këtë debat është inkuadruar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i cili si arsye kryesore për krijimin e kësaj gare e sheh krizën financiare që e ka përfshirë futbollin evropian dhe jo vetëm, përcjell KosovaPress.

Të lidhura

None found

“Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizës financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve. Kur klubet e mëdha u perballën me krizën dhe e panë se si ndahen mjetet nga Champions League , ku dihet se nga koha e Platinit politikat zhvillimore te Uefa-së kanë mbështetur vendet e varfëra për vota ndërsa diskriminimi ka ndodhur me vendet e zhvilluara dhe klubet e mëdha. Klubet e mëdha nuk e kanë pasur problem sepse kanë pasur shumë të hyra nga reklamat, biletat dhe shitjet e ndresave dhe gjësendeve me lhogon e tyre.”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në “Facebook”.

Më tutje, Munishi ka shtuar se nëse lejohet formimi dhe funksionalizimi i kësaj gare, UEFA si institucioni më i lartë i futbollit në Evropë do ta humb fuqinë e saj

“Nëse formohet Superliga Evropiane , Uefa pëson goditje dhe e humb fuqinë e saj që e ka pasur. Nëse gjendet kompromisi mes Uefas dhe klubeve të mëdha , ky do të jetë shantazhi më i madh ne historinë e futbollit.”, ka shkruar në fund Munishi.


Shtuar më 19.04.2021 20:31

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş