Ngjarja në Kavajë, pas Bashës edhe Meta niset urgjent drejt vendngjarjes

Pak momente më  parë në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë është plagosur një simpatizanti i PD-së, Bledar Okshtuni.
Menjëherë pas ngjarjes me urgjencë është nisur kryedemokrati, Lulzim Basha. Por nuk është i vetmi, pasi edhe presidenti, Ilir Meta ka njoftuar se do të niset menjëherë.
Tedi Blushi: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.
Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.
Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.

 


Shtuar 19.04.2021 20:27