Rooney flet “pa dorashka”: CR7 i bezdisshëm, Rio Ferdinand arrogant

Wayne Rooney nuk i ka kursyer mendimet e tij për dy ish-shokët e ekipit në kohën kur luante për Manchester United. I intervistuar nga “The Sun”, Rooney nuk ka shpenzuar fjaltë të mira për Cristiano Ronaldo dhe Rio Ferdinand.

“ Cristiano ishte shumë i mirë, por akoma edhe më shumë i ndyrë dhe i bezdisshëm. Ndoshta nuk është aë i mirë sot sa dikur, por besoj se është ende i bezdisshëm edhe sot. Kur luanim me kombëtaret, kur e kisha si kundërshtar, nuk e toleroja shumë. Por pasi përfundonte ndeshja, sigurisht ishim përsëri miq.”

Ndërsa për Ferdinand u shpreh kështu: “ Rio ishte një mbrojtës i jashtëzakonshëm, por ishte arrogant. Unë i thoja bëj punën tënde dhe ma paso topin, ndryshe jepja Ronaldos, të mos bënte shaka. Rio ishte një djalë cilësor, por ndonjëherë harronte që ishte mbrojtës.”/ h.ll/albeu.com