Kombëtarja portugeze pritej të përballej me Italinë në finalen e play-off-it të Kupës së Botës 2022.
Këtë e ka bërë të ditur mesfushori portugez Joao Moutinho.
“Nuk do të gënjej, të gjithë prisnim që të ishte Italia. Futbolli ka ndryshuar, çdo ekip mund të fitojë në këtë nivel, pavarësisht emrave dhe statistikave.
Maqedonia e Veriut ka një shtyllë të jashtëzakonshme, ata do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të na shkatërruar jetën”, tha lojtari i Wolverhampton.
Portugalia do të luajë me Maqedoninë e Veriut për të drejtën e kualifikimit në Kupën e Botës më 29 mars. /albeu.com/