Italia nuk mundi të kalonte Maqedoninë e Veriut në “Play-Off” për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Botëror, por një nga dramat po përjeton mbrëmjen e sotme.
Pas ndeshjes për “RAI” Roberto Mancini u shfaq shumë i tronditur, teksa e quan një nga zhgënjimet më të mëdha në karrierën e tij, ndërsa theksoi se fati ishte kundër kombëtares së tij në këtë Botëror, pasi nuk duhej të ishin fare në fazën “Play-Off” pasi duhej të ishin kualifikuar që nga grupet.
“Nëse fitorja e Europianit në korrik ishte gëzimi më i madh i imi në aspektin profesional, kjo është padyshim zhgënjimi më i madh. Shpesh në futboll ndodhin gjëra të pabesueshme, ndoshta as nuk duhej të ishim në play-off. Sonte bëmë gjithçka që të mundoheshim të fitonim, as nuk mund të flitet për ndeshjen.
Fitorja e Europianit ishte super e merituar, kemi luajtur shumë mirë. Le të themi që fati i cili na ka ndjekur pak në Europian, u transformua në mungesë të plotë fati në rrugëtimin drejt Botërorit. Kjo skuadër ka lojtarë të mirë, më vjen shumë keq për ta. Në aspektin njerëzor, i dua më shumë djemtë sot sesa në korrik, ky është një moment vështirësie.
E ardhmja ime? Do të shohim, është e vështirë të flasësh tani për javët dhe muajt e ardhshëm. Duhet të lejojmë të kalojë pak kohë, pasi zhgënjimi është shumë i madh. Kjo skuadër, sipas meje, mund të ketë një të ardhme të madhe”, theksoi Mançini pas sfidës./ h.ll/albeu.com