Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shpallja e aktorit Gaz Paja si Investitor Strategjik është vjedhja më e fundit që i bëhet shqiptarëve.
Berisha shtoi se kjo është mënyra se si qeveria blen mediat e lira.
“Për të bashkëlumturuar Edi Ramën me Gaz Pajën. është skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi, dhe kjo është dëshmia më flagrante se si kjo qeveria kap mediat duke përdorur pasuritë dhe pronat publike. është e dënueshme dhe e papranueshme. Nuk kam asgjë personale me dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por kto të tjerat skanë asgjë të përbashkët me artin, por përkundrazi me fakultetet më të errta e veset më të këqija të njeriut”, u shpreh Berisha./albeu.com/