Inter synon seriozisht transferimin e lojtarit shqiptar për ta bërë “hijen” e Brozovic

“Kurrë më pa Brozovicin në fushë”, kështu hapet titulli i “Corriere dello Sport”.

Në ato pak herë që Brozovic nuk ka luajtur në nje ndeshje me zikaltërit, ata e kanë ndjerë shumë mungesën e tij në fushën e lojës. Kështu, Interi është në kërkim të një lojtari me karakteristika të ngjashme me të dhe të jetë në dispozicion për të zëvendësuar mesfushorin kroat.

Lojtari ideal për t’i besuar këtë rol, Marotta ka piketuar si prioritet Asllanin e Empolit. Djaloshi i talentuar është duke bërë mirë me klubin italian dhe Marotta e ka studiuar mirë atë.

“CDS” shkruan se në merkaton verore, Inter do të provojë të nënshkruajë me lojtarin shqiptar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.03.2022 09:45