Pse Juve e Dybala nuk ranë dakord, reagon edhe vëllai në Instagram

Paulo Dybala dhe Juventusi nuk po bien dakord për rinovimin e kontratës, pasi oferta e bërë nuk është ajo që argjentinasi priste.

Dybala ka kërkuar prej kohësh 10 milionë euro në sezon dhe palët tetorin e kaluar ranë dakord për 8 milionë euro, plus 2 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Oferta e re, përveçse kontrata nga 5 u propozua për 3 vite, ishte me 6 milion euro ne sezon dhe 4 milionë bonuse.

Kjo ka bërë që palët të mos bien dakord për rinovimin, ndërkohë që në rrjetet sociale vëllai i Dybala, Gustavo, ka shkruar: “E pabeshueshme”. / h.ll/albeu.com


Shtuar 21.03.2022 19:45