“Darka e fundit”, Basha mbledh të besuarit në restorant

Kryetari në ikje i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në një darke private të besuarit e tij, krerët e degëve të PD-së, që edhe momentin e dorëheqjen e kundërshtuan.

Basha është filmuar teksa u largua me këmbë nga selia blu në drejtim të një restoranti në ‘Rrugën e Elbasanit’.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet mes tyre, por kjo mbetet për t’u parë, edhe nga zhvillimet e mëvonshme në selinë blu./albeu.com/