Barella: Kampionatin e vështirësuam por do të luftojmë deri në fund

Për të tretin vit radhazi  Niccolò Barella  merr një çmim nga  “Gran Galà del Calcio AIC”  duke hyrë në formacionin e vitit të Serie A.

“Është kënaqësi e madhe të fitoj për të tretin vit, falënderoj bashkëlojtarët e mi sepse pa ata këto çmime nuk do të kishin ardhur. Vitin e kaluar fitova edhe Kampionatin Evropian ndaj jam shumë i lumtur dhe kjo është një shtesë që më gëzon shumë.

Objektiva? Të shkojmë në Kupën e Botës, do të japim gjithçka dhe madje do ta luajmë deri në fund për Scudetton.

Këtë vit kampionati është më i vështirë, ka ekipe që janë më afër, por ne jemi Interi dhe duhet të përpiqemi deri në ditën e fundit”, deklaroi Barella./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.03.2022 18:30