Nëse vuani nga artriti, këto janë 5 ushqimet që nuk duhet të fusni kurrë në gojë

Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave që prek gati 1% të popullsisë në botë.

Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç. Një fakt interesant është që femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të shfaqin artrit reumatoid.

Kjo sëmundje e rëndë autoimune shkakton deformim të dukshëm të kockave siç duket në foto, ndjenjën e vazhdueshme të ngurtësisë dhe kufizon aftësinë për të lëvizur.

Më poshtë, ju njohim me ushqimet që nuk duhet të hani nëse vuani nga artriti:

1.Nënproduktet e qumështit: Pjesa më e madhe e nënprodukteve të qumështit përmbajnë kazeinë, një lloj proteine e cila shkakton infl amacion. Studimet e ndryshme kanë treguar se kazeina irri ton indet që rrethojnë nyjet duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion të tyre.

2.Vaj misri: Vaji i misrit përmban nivele të larta të acideve yndyrore Omega-6. Këto të fundit çekuilibrojnë balancën e acideve yndyrore Omega-3 duke shkaktuar inflamacion të nyjeve. Hiqni dorë edhe nga vajrat si vaji i farave të rrushit dhe vaji i sojës.

3.Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara: Një studim i vitit 2009, arriti në përfundimin se ushqimet e skuqura dhe të përpunuara përmbajnë një toksinë të quajtur glycation, e cila ndikon drejtpërdrejt në oksidimin e indeve lidhëse të nyjeve dhe qelizave të tjera trupore.

4.Kripa: Nëse e teproni me sasinë e përditshme të kripës, trupi mbledh sa më shumë ujë dhe si pasojë rritet presioni në enët e gjakut. Sa më shumë rritet presioni i gjakut, aq më shumë shtohen dhimbje e artritit.

5.Domatet, patëllxhanët dhe specat: Këto tre perime janë shumë të ushqyeshme dhe nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të konsumit, por jo nëse vuani nga artriti.

Ato përmbajnë alkaloide me veti pro-infalamatore që siç e tregon edhe vetë emri i tyre rrisin inflamacionin e nyjeve.


Shtuar 21.03.2022 19:22