Kina do të japë 10 milionë juanë ndihmë për Ukrainën

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se Kryqi i Kuq i saj do të ofrojë 10 milionë juanë shtesë (1.1 milion £) ndihmë humanitare për Ukrainën.

Kjo vjen pas paralajmërimit të presidentit amerikan Joe Biden për “pasojat” për çdo ndihmë që Kina mund t’i japë përpjekjeve të Rusisë për luftë në Ukrainë.

Kjo mund të detyrojë presidentin kinez Xi Jinping të zgjedhë midis një marrëdhënieje të gjatë fitimprurëse tregtare me Perëndimin dhe një partneriteti strategjik në rritje me Moskën.

Zoti Biden mbajti një video-telefonatë gati dy-orëshe me Xi të premten, me Shtëpinë e Bardhë që konfirmoi se sanksionet ndaj Kinës ishin një opsion.


Shtuar 21.03.2022 08:37