Juventus gati shumën faraonike për të marrë shërbimet e lojtarit të Man City

Juventus është duke planifikuar të transferojë sulmuesin brazilian të Manchester City, Gabriel Jesus.

E ardhmja e tij te City nuk duket më si titullar dhe tashmë klubi italian dëshiron të përfitojë nga kjo mundësi. Sipas “Daily Star”, Juventus është i gatshëm t’i ofrojë Manchester Cityt  rreth 80 milionë euro për të fituar shërbimet e tij.

Nëse ky transferim arrihet, largimi i Dybala bëhet edhe më konkret./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.03.2022 17:25