Mourinho për Zeman: Kam 25 tituj, nuk do t’i përgjigjem dikujt që ka fituar dy herë Serinë B

Jose Mourinho është shfaqur i çarmatosur në konferencën për shtyp kur një gazetar i ka kërkuar të komentojë deklaratat e ish-trajnerit të Romës, Zdenek Zeman për të, duke u përgjigjur se nuk do të merret me dikë që ka fituar dy herë Serinë B.

Roma dhe Lazio do të përballen të dielën në derbin e Romës, ku skuadra e Jose Mourinhos dëshiron  pikë të ngjiten në vendin e pestë.

Në funksion të derbit, ish-trajneri i Romës (1997-99 dhe 2012/13) dhe Lazios (1994-97) duke folur për Corriere dello Sport iu referua dy skuadrave, duke pretenduar se Mauricio Sari po bën më mirë se Mourinho:

“Sarri po ecën më mirë, ai tashmë i ka dhënë Lacios një identitet në lojë. Mourinho deri më tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë për sa i përket cilësisë së futbollit. Roma ende nuk e ka kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë në fushë, ndërsa Lazio është më i vendosur”, tha 74-vjeçari çek.

Komenti i tij e mërziti trajnerin portugez, i cili edhe pse nuk pranoi të komentonte, hodhi “ilaçin” e tij: “Nuk prisni që një trajner me 25 tituj t’i përgjigjet dikujt që ka fituar dy herë Serinë B. Nëse më bëni një pyetje për Trapattonin apo Capelon, por Zeman…. Ju lutem, nuk mund të përgjigjem”. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2022 11:43