Lajm i mirë! Mbërrijnë 50 mijë doza vaksinash AstraZeneca në Rinas (VIDEO)

Mbërrijnë 50 mijë doza vaksinash Astrazeneca në Rinas. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se po kalon shumë shtete në rajon dhe në europë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ne do t’ia dalim ashtu siç ju’a kam thënë, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë…”- shkruan  Rama. /albeu. com/


Shtuar 18.04.2021 20:18