Rama: Ore ça bëri Berisha në Tropojë, o tropojsa me dy gishta a do votoni Lulin? (VIDEO)

“Ai thotë po shkoj te njerëzit e babës, erdhi këtu si Koçi i teto Sofkës te zonja nga qyteti. O tropojsa e tropojse me dy gishta, do dilni të votoni Lulin?”

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjendej në Tropojë për të prezantuar skuadrën e tij për 25 Prillit.

“Ore ça bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm të mos më thoni solli demokracinë. Vetëm këtë mos ma thoni! Unë në Bajram Curri kam qenë shumë vite më parë kur kam qenë student, falë edhe miqësisë së ngushtë me një tropojan, Nazmi Hoxhën, piktorin.

Jam shokuar kur u riktheva, sepse ishte 2005-06 dhe ishte shumë vite pasi kisha qenë këtu, thuajse 20 vjet. Dhe u shokova se Bajram Curri ishte më keq se ça e kisha parë unë. Megjithatë mendova dhe thashë Saliu do bëjë ndonjë gjë tani, se nëse është ndonjë vend që ai i ka borxh është Tropoja.

I bëri një gjë në fakt Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga në Valbonë, 11 për të qenë i saktë. Dhe e bukura është që më ngelën mua pastaj. Me shumë vështirësi anulluam 9, dy të tjerat ishin në kantier dhe ishte e pamundur. Vetëm këtë gjë i ka bërë Berisha-Tropojës.

Por unë kam një pyetje për këta tropojanët që e kanë kërthizën të lidhur me Saliun, deri te Saliu hajde… por Luli?! Ai që thotë o tropojsa, o tropojse? Ai thotë po shkoj te njerëzit e babës, erdhi këtu si Koçi i teto Sofkës te zonja nga qyteti. O tropojsa e tropojse me dy gishta, do dilni të votoni Lulin?”, tha Rama.

 


Shtuar 18.04.2021 20:09

Tags: