Më 23 nëntor u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante në moshën 46-vjeçare.
Sot, Hueyda duhet të festohnte ditëlindjen e saj të 47.
Pas ndarjes nga jeta të artistets, bashkëshortin e saj e kemi parë shpesh herë të bëjë dedikime që kanë përlotur rrjetin e madje ka marrë pjesë edhe në emisione shqiptare.
Edhe në ditëlindjen e saj, Thierry nuk mund të mungonte me një kujtim emocionues.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. 16 Marsi do të jetë për ne gjithmonë festë, nga Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai.
Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied tronditi thellë shqiptarët, të cilët kurrësesi nuk e prisnin një humbje në një moshë aq të re të saj.
Bashkëshorti i saj kujdeset tashmë për të voglin Gabriel, për të cilin ka marrë zyrtarisht edhe atësinë një vit para se Hueyda të ndahej nga jeta./albeu.com/
View this post on Instagram