Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Zhozep Borell sot pritet të nis vizitën e tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Ai sot do te del para mediave ne takim me zyrtaret larte shtetëror.
Borell sot do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e partive opozitare.
Borell më pas do të udhëtojë në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Urainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.
Ndryshe, Borell kishte arritur dje në Aeroportin e Shkupit, ku u prit nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe euroambasadori Dejvid Gir.