Rreth 13,000 ukrainas u evakuuan përmes korridoreve humanitare sot, tha zëvendëskryeministri i Ukrainës, pothuajse dyfishi i numrit që arritën të largoheshin të premten.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Iryna Vereshchuk, tha se askush nuk kishte arritur të largohej nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, duke fajësuar këtë për pengimin nga forcat ruse.
Moska ka akuzuar më herët forcat ukrainase për bllokimin e qëllimshëm të njerëzve atje.