Roman Abramovich nuk do të jetë më drejtuesi më i lartë i Chelsea dhe Premier League ka dalë me një deklaratë ditën e sotme.
“Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Bordi i Premier League ka skualifikuar Roman Abramovich si Drejtor i Klubit të Futbollit Chelsea.
Vendimi i Bordit nuk ndikon në mundësinë e ekipit për t’u stërvitur dhe luajtur ndeshjet e tij, siç përcaktohet në licencën e lëshuar nga Qeveria, që skadon më 31 maj 2022”, thuhet në komunikatë. Abrahamovich ka 10 ditë kohë për ta shitur klubin. /h.ll/albeu.com