Transportuesve nga Maqedonia u kthehen kamionët e sekuestruar në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se pas hapave të ndërmarra, transportuesve vendas u janë kthyer kamionët dhe malli i cili paraprakisht ishte sekuestruar nga autoritetet ukrainase.

“E njoftojmë opinionin se pas aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat tona në Poloni dhe Ukrainë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve ukrainase, transportuesve të kamionëve në pikën kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë – “Jagodine” iu kthyen kamionët e tyre dhe malli i transportuar, të cilat më parë ishin sekuestruar nga autoritetet lokale të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Shtuar 12.03.2022 10:20