Missi-shqiptar, Cindy Marina dhe djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topatlli, Genari kanë qenë në qëndër të vëmendjes pas lajmeve se ata ishin në një lidhje romantike.
Në ditën e Shën Valentinit çifti vendosi ta konfirmojë lidhjen, kur publikuan në Instagram foto së bashku.
Duke e njohur të gjithë si djalin e saj, kurioz janë për marrëdhënien e politikanes me nusen dhe statusin e saj si vjehrrë.
Duket se Sindi dhe Jozefina flasin “të njëjtën gjuhë” . Përmes Instagramit mund të kutpojmë fare lehtë që “nuse-vjerë” kanë një marrëdhnie të mirë pasi përveçse ndiqen, nuk mungojnë reagimet në postimet e njëra-tjetrës.
Jozefina nuk mungon me një “like” edhe në postimet më provokuese të modeles, të cilat nuk janë të pakta në profilin e saj, nisur edhe nga profesioni, shkruan Albeu.com.
E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, Cindy tha se bashkë kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave.
“Shen Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes. Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diksutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy.
Më tej, lidhur me faktin që e bën publike marrëdhënien e tyre për Shën Valentin, ajo tha se thjesht ishte momenti, duke deklaruar se nuk është shumë e dhënë pas dhuratave. Sakaq, moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij.
“Unë nuk jam e dhënë pas dhuratave, mua më pëlqen të rrimë bashkë. Më pëlqen karakteri që ai ka”, shtoi ajo.