Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se vendi i tij nuk do të antarësohet në NATO.
Ky qëndrim i tij ishte i përsëritur dhë këtë herë e mbajti duke folur nga qyteti i Kuzmin, në kuadër të fushatës elektorale.
“Kandidoj për herë të fundit për presidencën sepse është e rëndësishme të ruhet paqja, stabiliteti dhe çuarja para e vendit për pesë vitet e tjera.
Nuk kam ndonjë llogari diku në ndonjë vend, nuk vjedh apo nuk marr ndonjë gjë…Ne nuk do t’i bashkohemi NATO-s, ne duam ta mbrojmë vetë vendin tonë dhe qiejt tanë”, është shprehur Vuçiç.
Një mesazh i qartë i ruajtjes së neutralitetit ushtarak në kontekstin e luftës në Ukrainë që pati si shkak pikërisht zgjerimin e aleancës perëndimore.