Pamjet satelitore tregojnë qytetin e Mariupol para dhe pas pushtimit rus (FOTO LAJM)

Imazhet satelitore (Maxar) kanë shfaqur dyqanet ushqimore dhe një qendër tregtare në qytetin Mariupol para dhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Mariupoli ndodhet në jug të Ukrainës dhe është qyteti port më i madh në vend.

Aty jetojnë rreth 450.000 banorë.Në ditët e fundit qyteti ka përjetuar bombardime intensive.

Sot u raportua se një spital për fëmijë u shkatërrua nga sulmet ajrore të Rusisë. Një zyrtar ukrainas tha se u plagosën të paktën 17 persona.Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka verifikuar 1,424 viktima civile që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës dy javë më parë.

Mariupoli para nisjes së pushtimit rus

Mariupoli pas nisjes së pushtimit rus


Shtuar 9.03.2022 22:16