Interi ishte afër realizimit të pamundurës, por goli i Lautaros nuk i mjaftoi zikaltërve të kalonin çerekfinalet e Cahmpions League, pasi Liverpool kaloi në fazën tjetër falë rezultatit të parë 0-2 në San Siro.
Trajneri zikaltër, Simone Inzaghi, foli për mikrofonat e “Inter Tv”.
Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, ka pak keqardhje për ndeshjen e parë ku nuk e merituam rezultatin 2-0, por tani duhet të jemi të aftë për të rikuperuar energjinë sepse përpara do të kemi ndeshje kërkuese në Serie A, pas provave të mira me një nga ekipet më të forta në Evropë.
Në të dyja ndeshjet kemi luajtur si të barabartë ndaj Liverpoolit. Jam krenar për djemtë e mi pasi e treguan se sa i kushton lëkura në fushën e lojës. Dolëm me duartrokitje në Anfield, Ishim të parët pas një kohe kaq të gjatë të cilët i shkaktuam humbjen Liverpoolit.
Lautaro? Ai është një sulmues fantastik, një lojtar i mrekullueshëm. Realizoi një gol fantastik, jam i lumtur për të”, u shpreh Simone Inzaghi./ h.ll/albeu.com