Bayern me goleadë kalon në çerekfinale (VIDEO)

Ka përfunduar 7-1 sfida mes  Bayern Munich dhe Salzburg.

Golashënues te Bayerni ishin Lewandowski me tre gola (minuta e 12’, minuta e 21’, minuta e 23’), Gnabry në minutën e 31’, Muller (minuta e 54’ dhe minuta e 83’) dhe Leroy Sane në minutën e 86’.

Ndërkaq, golin e nderit në këtë ndeshje për skuadrën e Salzburgut e shënoi Kjaergaard në minutën e 70’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, dhe me rezultat të përgjithshëm brenda dy ndeshjeve 8:2, Bayerni  mposht Salzburgun dhe vazhdon për në fazën e çerekfinales së Ligës së Kampionëve. /albeu.com/


Shtuar 8.03.2022 23:20

Tags: