Maqedonia e Veriut gjate orëve të fundit ka shënuar një numër të lartë të infektuarish. Në 24 orët e fundit mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid 340 raste nga 2 557 testime.
Prej rasteve të reja 198 janë në Shkup, Veles 21, Kumanovë 17, Prilep 16, Manastir 14, Kavadar 13, Tetovë 10, Gostivar dhe Resnjë 8, Gjevgjeli 7, Kërçovë dhe Radovish 5, Koçani 3, Negotinë, Berovë dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Ohër, Shtip, Strugë, Kirva Pallankë, Dibër, Vallandovë, Kratovë, Demir Hisar dhe Demir Kapi. Nga gjithsej 340 raste, 56 janë riinfektime.
Po ashtu janë regjistruar edhe 526 pacientë të shëruar dhe 11 të tjerë kanë humbur jetën.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë regjistruar 300.106 raste me COVID-19, prej të cilëve 288.761 janë shëruar dhe 9.097 persona kanë humbur jetën.