Basha: Të miratojmë rezolutën pro Ukrainës që ndalon çmendurinë e Putin

Kreu i PD-së Lulizm Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se Kuvendi duhet të miratojë rezolutën pro Ukrainës për të ndaluar çmendurinë e presidentit rus Vladimir Putin.

“Jemi mbledhur sot në një ngjarje të rrallë për Kuvendin, për t’i dhënë mbështetjen e plotë popullit ukrainas që gjenden në agresionin më të pashembullt që nga Lufta e II Botërore. Realatori e shpjegoi se si lindi kjo iniciativë, mbështetja për të nuk ka munguar. Është urimi im i PD dhe i opozitës por gjithë shqiptarëve që populli i Ukrainës të përballet me guxim heroik me agresorët rusë dhe që ta shohë këtë akt nga parlamenti shqiptar si shprehje të vullnetit nga populli shqiptar. Ne shqiptarët jemi kombi i fundit para kombit Ukrainës që i kemi ndjerë në palcë dhimbjet dhe vuajtjet që janë bërë nga makineria e luftës së Millosheviçit në Kosovë. Ne dimë se rezistenca qëndresa flijimi i më të mirëve me ndihmën e zoti dhe mbështetjen e kombeve të lira dhe demokratike gjithmonë shpërblen. Këto janë di të të errëta për Ukrainën dhe botën demokratike, ajo që po ndodh sot në Ukrainë kundër qytetarëve të pafajshme është një luftë që na përfshin të gjithëve, viktimat nuk janë thjsht5ë qytetarë të Ukrainës, por që na takojnë të gjithë ve dhe të gjithë ndihemi bashkëpërgjegjës. Përmes kësaj rezolute nuk japim vetëm mbështetjen morale, por shtysën më të pakufizuar përkrahë aleatëve tanë perëndimorë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Çmenduria e Putin është një akt i beftë i papritur dhe i paplanifikuar” tha Basha.


Shtuar 7.03.2022 17:58