Rusët “nuk falin”, vrasin zyrtarin e lartë në Ukrainë

Kryebashkiaku Gostomel është vrarë nga forcat ruse pranë Kievit.

Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale në Ukrainë, përmes një postimi në Facebook.

Gjatë momentit të vrasjes, ai ishte duke shpërndarë ushqime për banorët në nevojë.

“Kryetari i komunës Gostomel – Yuri Illich Prylypko – vdiq duke shpërndarë ushqime për popullatën e uritur”, kanë shkruar ata në faqen e komunës në Facebook.

“Ai vdiq për popullin e tij, vdiq si hero”, përfundon njoftimi./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 12:32