Fansat e “Peaky Blinders” në zi, ndërron jetë aktorja e njohur

Aktorja Helen McCrory e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe në tre filma të “Harry Potter”, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 52-vjeçare. Lajmin e hidhur e dha bashkëshorti i saj, Damian Lewis. Ai ka treguar se McCrory është ndarë nga jeta paqësisht në shtëpi pas një beteje heroike me kancerin.

“Ajo vdiq, ndërsa jetoi. Pa frikë. Zot ne e duam atë dhe e dimë se sa me fat jemi që e patëm në jetën tonë. Ajo shkëlqente kaq shumë. Shko tani vogëlushe në ajër dhe faleminderit”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Pas këtij lajmi të trishtë reagoi edhe autorja e Harry Potter, J. K. Rowling, përmes në postimi në rrjete sociale. Ajo u shpreh e trishtuar për ndarjen nga jeta të McCrory, duke theksuar se ajo ishte një aktore e jashtëzakonshme dhe një grua e mrekullueshme, që fatkeqsëisht u largua shumë shpejt.

Ndërsa krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, shkroi në një postim: “Helen ishte nje aktore e madhe e brezit të saj. Ajo ishte shumë e fuqishme dhe e kontrolluar dhe kjo është shumë e trishtueshme”.

McCrory ishte një nga aktoret më të respektuara dhe la gjurmë duke luajtur rolet e grave të vështira dhe ndonjëherë të frikshme. Ajo pati një rol të rëndësishm në “Peaky Blinders” dhe atë të aleates mashtruese të Voldemort, Narciss Malfoy në filmat e “Harry Potter”. Aktorja la pas 2 fëmijë, 14 dhe 13 vjeç, që kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me Damian Lewis.


Shtuar 17.04.2021 11:32