Mbërrin oferta zyrtare! Roman Abramovich blen një klub në Serbi?

Pronari  ender aktual i Chelsea, Roman Abramovic, së shpejti do të shesë klubin e tij dhe do të japë dorëheqje zyrtarisht nga ajo pozitë.

Ankandi vazhdon prej kohësh dhe kampioni i Europës së shpejti do të ketë një shef të ri.

Ndërkohë, rusit iu ofrua për të blerë një klub në Serbi, skuadrën Petka, e cila garon në ligën komunale të Lazarevacit. Ekipi serb ka njoftuar në “Facebook” se ka ofruar kthimin e 49% të pronës, raporton Alo.

-I dashur Roman, për shkak të situatës së re në botë dhe vendimit tuaj për të shitur klubin tuaj nga Stanford Bridge, menaxhmenti i FC Petka simpatizon me emocionet tuaja dhe ne dëshirojmë t’ju bëjmë një nder dhe të ofrojmë 49% të aksioneve të klubit – thuhet në njoftim. /albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 08:51