Gjatë ditës së sotme janë regjistruar luftime të forta në Kharkiv.
Bëhet me dije se trupat ruse janë përplasur ashpër me trupat e rezistencës ukrainase.
Autoritetet në Ukrainë raportojnë se deri më tani bilanci i viktimave është 21, ndërsa janë plagosur 112 persona.
Një zyrtar ukrainas tha se disa avionë rusë janë rrëzuar, megjithëse nuk sqaruan një shifër konkrete se për sa bëhej fjalë.
Kharkiv ka qenë nën bombardime intensive sot, me një shkollë dhe një ndërtesë këshilli që u goditën nga predhat./albeu.com/