Gonzalo Higuain e sheh Leo Messin në MLS

Në moshën 34-vjeçare, Gonzalo Higuain do të fillojë sezonin e tij të tretë në Inter Miami, një ekip i MLS-së.

Në një prononcim për Ole, Pipita nuk e përjashton ardhjen e Leo Messit në Major League Soccer:

“Po, pse jo. Pastaj vendimi i takon atij, por nuk e kuptoj pse jo”.

Higuain përjashton rikthimin në kombëtaren argjentinase: “Jo. Mund të kisha dhënë më shumë. Unë u largova me një ndërgjegje të pastër dhe nuk mund t’i jepja më shumë. Duhet të jesh i zgjuar kur nuk mund të japësh më shumë dhe të bësh një hap pas. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2022 16:32

Tags: ,