Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi para Parlamentit të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin ka kryer krime lufte në Ukrainë me llojin e municioneve të përdorura kundër civilëve.
Johnson tha se “municioni që përdor (regjimi i Putinit) mbi civilët e pafajshëm kualifikohet plotësisht si një krim lufte,” në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti skocez.
Blackford i kërkoi qeverisë konservatore, ndryshe nga pozicioni i saj i deritanishëm, të njohë krimin e “agresionit nga një shtet” në mënyrë që një ditë të ndjekë penalisht Putinin dhe regjimin e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë (Holandë). Kryeministri kujtoi se Prokuroria e ICC-së tashmë po heton krimet e mundshme të luftës në Ukrainë dhe shprehu mbështetjen britanike.
Zyra e Prokurorit njoftoi të hënën se ka kërkuar hapjen e një hetimi për “pushtimin e Ukrainës dhe sulmin e pamëshirshëm ndaj popullit ukrainas nga Putin” . /albeu.com/