Në emisionin e djeshëm të post “Big Brother VIP”, është folur për Donaldin, Semin dhe Bora Zemanin.
Moderatorja e programit, Arbana Osmani ka treguar se Bora Zemani ka kërkuar t’i kalojë gjëra fshehurazi Donaldit, specifikisht një byzylyk.
Arbana gjithashtu tha se Bora ka pretenduar që produksioni t’i tregojë Donaldit mbështetjen që ajo po ia jepte nga “Instagrami”.
Arbana: Kur ke ardhur pas largimit nga shtëpia e ‘Big Brother’, ke thënë që Borës nuk i janë lejuar t’i futen gjëra. Ka dashur t’i fusë gjëra Donaldit dhe nuk ia kanë lejuar të futen gjëra. Kjo është një gjë që është kundra rregullave. Ti e di pasi ti je pjesëmarrëse.
Semi: Nuk ka qenë theksi tek moslejimi. Ka qenë theksi tek pjesa që ai ka pritur një sinjal. Bora ka tentuar. Ka pasur atë lidhjen e mendimit, e ndjesisë, që ai ka pritur këtë gjë dhe ajo ka tentuar ta bëjë për t’ia treguar Donaldit që kishte rëndësi për të në ato momente. Por sigurisht që rregullat këto janë nuk lejohen sinjalet.
Arbana: Bora në asnjë moment nuk ka ardhur në këtë produksion dhe të thotë: ‘Unë dua t’i them diçka Donaldit’. Bora ka kërkuar t’i kalojë gjëra fshehurazi Donaldit, gjë që nuk lejohet në këtë produksion. Dhe gjithashtu Bora ka pretenduar që produksioni t’i tregojë Donaldit një mbështetje që ajo po ia jepte nga “Instagrami”. Bora ka tentuar të fusë byzylyk fshehurazi.
View this post on Instagram