Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka zbuluar se forcat e ushtrisë së Vladimir Putinit kanë plane për të pushtuar Moldavinë.
Lajmin e bëri të ditur Daily Mail, sipas të cilëve Putin, i cilësuar si “Diktatori i fundit i Evropës”, iu drejtua sot zyrtarëve të tij të sigurisë, teksa qëndronte përpara një harte dhe tregonte një operacion të planifikuar në fqinjin jugor të Ukrainës.
Në hartë, Lukashenko detajonte linjat ruse të sulmit drejt Ukrainës, disa prej të cilave janë materializuar në ditët e para të pushtimit. Por u duk sikur tregoi edhe disa sulme që ende nuk kanë ndodhur.
Lukashenko drejton shkopin drejt qyteti Odessa dhe me pas në Moldavi, duke theënë se Rusia planifikon të dërgojë trupa në fqinjin e Ukrainës.
Po ashtu, Lukashenko flet edhe për sulmet me raketa nga Bjellorusia kundër objektivave ukrainas.