Gjermania zotohet të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas

Gjermania është zotuar të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga një pushtim rus në vendin e tyre.

“Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që ikin,” tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj sllovene Anze Logar të hënën.

“Ne po ndihmojmë njerëzit që ikin nga Ukraina. Ne jemi duke qëndruar në kufij për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në të gjitha vendet evropiane”.

Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën.

Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë, Baerbock u kërkoi të gjitha vendeve që “besojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara” të izolojnë udhëheqjen ruse për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Sot është tashmë dita e pestë e luftës së Putinit kundër Ukrainës dhe njerëzve të pafajshëm në Ukrainë. Ai ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë. Qindra mijëra po ikin, miliona kanë frikë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Sado mizore që janë këto foto, ato na bëjnë më të vendosur! Ukraina nuk qëndron e vetme, Evropa, Unioni Perëndimor i Vlerave qëndron fort në anën e ukrainasve të guximshëm”, tha Baerbock.

Në një ndryshim të madh politikash, Gjermania i premtoi Ukrainës armë të shtunën.

“Lufta e Putinit na ka futur në një epokë tjetër. Ne do të rivlerësojmë siguritë e mëparshme dhe për këtë arsye do të ndihmojmë ukrainasit me armë dhe pajisje të tjera”, shtoi Baerbock.


Shtuar 28.02.2022 17:28