Reshje shiu dhe bore, ARRSH: Këto janë asket rrugore problematike ku duhen zinxhirët

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë bërë që në disa prej rrugëve të vendit të hasen problematika të shumta në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi situatën e rrugëve nacionale të vendit.

Mësohet se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në disa akse rrugore.

NJOFTIM MBI GJENDJEN E AKSEVE NACIONALE

 ���Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

���Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës ���

���Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.

⚠️Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës ���

��� Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. ⚠️Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ���

���Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ���

⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore ������ të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore���të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore���♂️