Mesdita pranverë por në mbrëmje shi, ky është parashikimi i motit për të shtunën

Pasditja do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Por, orët vijuese parashikohet të shtojnë gradualisht vranësirat në territor, ku në orët e vona të natës do të krijohen mundësi për reshje në jugperëndim.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 gradë celsius deri në 17 gradë celsius./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 22:50